Mbahet Forumi Ekonomik në mes Kosovës dhe Malit të Zi
Prishtinë, 27 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi organizojnë sot Forumin Ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Në këtë Forum Ekonomik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi do të jenë prezente afër 28 kompani të sektorëve të ndryshme malazeze, poashtu nga instancat shtetërore Doganat dhe Administrata tatimore, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Financave të Malit të Zi si dhe përfaqësues të agjensionit për promovim të investimeve nga ky shtet.
Po ashtu nga pala Kosovare do të jenë të pranishëm biznesmen vendor të shumtë të interesuar për bashkpunim ekonomik dhe biznesor si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kosovare dhe agjencioneve relevante.
Vlen të theksohet se me Malin e Zi do të bisedohet edhe për eliminim të barrierave të ndryshme e në veçanti për taksën rrugore si dhe fakti tjetër që Kosova me këtë vend ka bilanc pozitiv tregtar.