Mbahet Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare
Prishtinë, 25 nëntor - Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë.
Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it, përmes partneritetit me Rrjetin Afarist të Diasporës Shqiptare (RRADSH), po mbështetë përpjekjet për lidhjen e diasporës me bizneset në Kosovë me qëllim të ndihmesës në identifikimin e mundësive të investimit dhe eksportit për produktet dhe shërbimet në Kosovë si dhe mbështetjes së objektivave të përbashkëta për rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë.
Ky është i pari Forum Ekonomik i Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë
Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it synon të rrisë konkurentshmërinë dhe të lehtësojë krijimin gjithpërfshirës të vendeve të reja të punës në sektorët e përzgjedhur që janë të gatshëm për rritje, si në: përpunimin e drurit, veshëmbathje, TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit), efiqencën energjetike, turizmin natyror, dhe sektorë të tjerë premtues.