14 Nëntor 2024

Mbahet Forumi ekonomik bullgaro-gjerman

Prishtinë, 24 qershor - Bashkë me Gjermaninë  mund të aplikojmë  më shumë prodhime teknologjike, të cilat të pozicionohen në Bullgari, tha Presidenti  Rosen Plevneliev, i cili bashkë me homologun e tij gjerman Joachim Gauck hapi Forumin e përbashkët ekonomik “Industri 4.0” në Sofje, në kuadrin e vizitës shtetërore të Presidentit Gauck në Bullgari

Gjithnjë e më shumë kompani preferojnë Bullgarinë si destinacion outsourcing tëshërbimeve dhe prodhimeve . Sektori i këtyre shërbimeve sot lulëzon në Bullgari, theksoi Presidenti Plevneliev, duke nënvizuarz, se në bazë të tij me datë të sotme janë krijuar 40 000 vende të punës. Bullgaria  sot është destinacioni më i mirë outsourcing në Evropë dhe ky vlerësim mbështetet edhe nga të tjerët.

Shkëmbimi I dyanshëm tregtar midis vendeve tona rritet vazhdimisht, theksoi nga ana e tij Presidenti gjerman Joachim Gauck, I cili dalloi teknologjitë e informacionit dhe të komunikacionit si sfera me shanse të mira për rritjen më të madhe ekonomike. Sipas fjalëve të tij, sipërmarrësit gjermanë dine se Bullgaria është atraktive dhe ka përparësi si vend për investime – tatime të ulëta dhe kuadro të kualifikuar dhe të motivuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)