Mbahet forumi biznesor Kosovë - Serbi
Beograd, 21 dhjetor - Bashkëpunimi në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë paraqet kontribut të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë por edhe në zhvillimit ekonomik të regjionit është vlerësuar në Forumin Biznesor Serbi Kosovë të organizuar sot në Beograd nga Oda Ekonomike e Serbisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Pjesëmarrja e më shumë se 150 kompanive anëtare të Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës fletë më së miri për nevojën dhe rëndësinë e dialogu të cilin e udhëheqin dy Oda Ekonomike në emër dhe për interes të ekonomive të cilat i përfaqësojnë, ka vlerësuar kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh.
Kryetari Çadezh ka theksuar se aktivitetet e përbashkëta të dy asociacioneve më të mëdha biznesore në lidhjen e bizneseve dhe bashkësive afariste, përmes këmbimit të informatave, tejkalimin e barrierave tregtare, hapjen e mundësisë për realizimin e projekteve të përbashkëta , krijim e kompanive dhe investimeve të përbashkëta si dhe pjesëmarrja në tenderët në tregjet tjera, paraqesin prioritet i dy odave ekonomike.
Përveç largimit të barrierave ekonomike, posaçërisht jemi angazhuar në bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin regjional me qëllim të vendosjes së kontakteve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik bashkërisht ti kontribuojmë normalizimit të marrëdhënieve në regjion dhe përmirësimit të klimës afariste, tha kryetari Çadezh.
Nga shtatori i këtij viti çdo muaj, sipas kalendarit të harmonizuar organizohem takimet sektoriale, takimet B2B dhe pjesëmarrja në panairet në Beograd dhe Prishtinë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se ky Forum Afarist dëshmon se në ekonomit e dy vendeve ekziston vullneti dhe gatishmëria për të bashkëpunuar, biseduar dhe identifikuar interesat e përbashkëta.
Zgjidhjen e problemeve tona duhet kërkuar në krijimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë , pasi që jemi dy vende fqinje të cilat kanë për detyrë ti tregojnë Evropës se dëshirojnë dhe dijnë të bashkëpunojnë, ka thënë kryetari Gërxhaliu.
Kryetari Gërxhaliu shprehu bindjen që ky Forum është argument shtesë se ekonomitë e Kosovës dhe Serbisë kanë rol të veçantë në normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo nuk duhet të mbetet vetëm në duart e politikanëve dhe negociatave në Bruksel.
Ministri serb i ekonomisë, Zhelko Sertiq i ka ftuar afaristët serb dhe kosovar që të zgjerojnë bashkëpunimin, duke vlerësuar se kur ka rritje ekonomike , njerëzit kanë punë , ka më pak politik dhe më pak fjalë dhe qëllime të këqija.
Ai tha se në fillim të bisedimeve nuk ishte lehtë të gjendet korniza për punë efektive të dy odave dhe arritjen e rezultateve çfarë janë sot.
Ne jemi marrë vesh që marrëdhëniet tona të bazohen në respektimin e ndërsjellë, pa ofendime, provokime, të merremi me ekonominë. Është më rëndësi se i jemi përmbajt këtij orientimi dhe kemi mbetur në nivelin e përcaktuar, ka thënë ministri Sertiq.
Ministri kosovar i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci ka thënë se puna është mjeti i vetëm i komunikimit dhe zgjidhjes së të gjitha problemeve dhe perspektiva e zhvillimit.
Ministri Stavileci ka theksuar se me realizimin e planeve duhet ti tregohet botës se regjioni i ynë është i përcaktuar për zhvillim ekonomik dhe në këtë kontekst ai ka theksuar si më të rëndësishme procesin e Berlinit.
Bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe kontributi i jashtëzakonshëm i odave ekonomike ka marr përkrahjen e drejtorit të Zyrës Për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka vlerësuar se është i sigurt që sikur në marrëdhëniet politike gjithçka do të funksiononte sikur bashkëpunimi i odave ekonomike dhe subjekteve ekonomik, atëherë bisedimet politike do të ishin shumë më të lehta dhe qytetarët kishin pas më pak brengë për të ardhmen e tyre.
Në Forum janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit të dy odave në leminë e ndërtimtarisë dhe energjisë.
Pjesëmarrësit e Forumit gjithashtu janë informuar edhe për mundësitë bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve dhe zgjidhjeve ligjore të cilat kanë për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik.
Me këtë rast kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu i ka ndarë mirënjohje të veçantë Odës Ekonomike të Serbisë për kontributin e dhënë në bashkëpunimin regjional , përkrahje dialogut ekonomik dhe përmirësimit të klimës së bashkëpunimit.