Mbahet diskutim publik për Buxhetin e vitit 2017
Prishtinë, 30 shtator - Ministria e Financave mban diskutimin publik për Draft Ligjin e Buxhetit për vitin 2017.
Ky diskutim për Draft Ligjin e Buxhetit organizohet për herë të parë nga Ministria e Financave.
Në këtë Diskutim publik marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe palët tjera të interesit.
Takimi do të mbahet në ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati përdhes, salla P-38.