20 Nëntor 2024

Mbahet dialogu për transport, mjedis, energji e zhvillim rajonal

Prishtinë, 16 maj - Komisioni Evropian (KE) dhe Qeveria e Kosovës mbajtën takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit (DPSA) për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal.

Në takim u shqyrtuan një numër fushash politike, ku ekziston një organ i rëndësishëm i legjislacionit evropian, dhe plotësimi i atyre standardeve nuk do të jetë vetëm i rëndësishëm për ambiciet e Kosovës për Integrim Evropian, mirëpo edhe do të ndihmojë zhvillimin e Kosovës.

Të arrihet progres në këto tema do të thotë t’i ndihmohet Kosovës në plotësimin e disa çështjeve që janë identifikuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, për të  cilën KE shpreson se do t’i nisë negociatat në fund të këtij viti.

Sa i përket energjisë, një ditë para mbajtjes së takimit të konferencës së donatorëve në “Energjia e Qëndrueshme për Kosovë”, në të cilën KE është zotuar për financim të konsiderueshëm në zvogëlimin e ndikimit të sektorit energjetik të Kosovës në mjedis, duke përfshirë financimin e tërë kostove të dekomisionimit të termocentralit “Kosova A”, i cili planifikohet të mbyllet menjëherë pas ndërtimit të kapacitetit të ri gjenerues. Këto çështje janë diskutuar më në detaje në këtë takim, si p.sh. planifikimi i fazave të dekomisionimit, përfshirë këtu kohën para shkyçjes së termocentralit. 

Ka pasur po ashtu diskutime edhe për zhvillimet e fundit në këtë sektor, si privatizimi i rrjetit dhe distribucionit (dhe ndikimi i kësaj në përmirësimin e faturimit dhe inkasimit), pastaj diskutimet për zhvillimet ligjore, në mënyrë që Kosova të jetë në linjë me tregun e brendshëm të energjisë së KE-së, si dhe diskutimet për përmirësimin e kornizës ligjore, të tregut dhe asaj rregullative, që është e nevojshme për promovimin e efikasitetit të energjisë dhe investimeve në energji të ripërtërishme.

Një pikë që është theksuar jashtëzakonisht ka qenë nevoja për një autoritet rregullativ të energjisë, që është i fuqishëm dhe i pavarur. 

Sa i përket mjedisit, Komisioni ka lavdëruar progresin ligjor në aprovimin e ligjit për ujëra, si dhe në përmirësimin e kapacitetit të Kosovës për të analizuar cilësinë e ujit dhe ajrit.

Megjithatë, ky kapacitet konfirmon se si cilësia e ujit, po ashtu edhe ajo e ajrit, janë alarmuese dhe se ende shumë punë duhet të bëhet për të ngritur nivelet deri aty ku qytetarët e  Kosovës, ashtu si dhe homologët e tyre në pjesën tjetër të Evropës, do të ndaheshin të kënaqur.

Një diskutim i veçantë është zhvilluar për ndikimin e sektorit energjetik në mjedis, në pajtueshmëri me diskutimet në konferencën e donatorëve të mbajtur një ditë më parë, si dhe efektin që ka sektori energjetik i Kosovës në ajër, ujë dhe tokë. 

Implementimi i ligjit për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës ishte temë e diskutimeve: përderisa Kosova ka arritur progres në identifikimin e vendeve dhe zonave të mbrojtura, janë bërë disa zhvillime në listimin e specieve që duhen mbrojtur. Ka pasur po ashtu diskutime për ndryshimin klimatik, ku Kosova ende duhet të nisë zhvillimin e politikave, jo vetëm për të lehtësuar kontributin e saj në ngrohjen globale, mirëpo edhe për të pranuar efektet e ndryshimit klimatik, veçanërisht në bujqësi dhe ujë. 

Në sektorin e transportit, KE ka lavdëruar zhvillimet e vazhdueshme në krijimin e një kornize stabile dhe konkurruese, si në hekurudha ashtu edhe në aviacion, edhepse u theksua mjaft edhe nevoja për miratimin e një ligji për krijimin e një Agjencie profesionale dhe të pavarur për Shërbimet e Navigacionit Ajror, ashtu si edhe nevoja për të balancuar planet ambicioze të Kosovës për ndërtimin e autostradës me investimin në mjete të tjera transportimi, pa anashkaluar mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit ekzistues të transportit.

Ky takim po ashtu ka diskutuar iniciativat e Kosovës për zvogëlimin e nivelit alarmues të aksidenteve dhe fataliteteve në rrugët e Kosovës.

Në zhvillim rajonal, diskutimet u fokusuan në politikat dhe veprimet e vazhdueshme për implementimin e programit të decentralizimit të vetë Kosovës, si në aspektin e dhënies së mundësive që komunat të marrin kompetencat që u janë caktuar (dhe në këtë mënyrë nevojën për mbikëqyrjen e këtyre kompetencave), gjithashtu edhe promovimin e zhvillimit ekonomik në nivel komunal dhe rajonal.

BE-ja ka dhënë asistencë të konsiderueshme në këto fusha dhe kjo asistencë ka qenë e rëndësishme në përmirësimin e kapacitetit të Kosovës për të plotësuar standardet e BE-së në këto fusha. Në fazën tjetër të Instrumentit të BE-së të Para-Pranimit (IPA II), Energjia dhe Klima janë identifikuar si prioritete që meritojnë një asistencë afatgjatë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)