Mbahet dëgjimi publik për Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit
Prishtinë, 28 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Komisioni për Legjislacion i Kuvendi të Kosovës, mbajnë dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Me këtë rast do të prezantohet edhe një hulumtim parlamentar që krahason praktikat e vendeve tjera.
Po sot edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale.