Matematikanët e Kosovës anëtarsohen në shoqatën evropiane
Prishtinë, 4 korrik - Këto ditë në Krakow të Polonisë po mbahet takimi i Këshillit të Shoqatës Evropiane të Matematikës si dhe Kongresi i 6-të Evropian i Matematikës i organizuar nga kjo shoqatë.
Në mbledhjen e vet të rregullt, Këshilli e shqyrtoi kërkesën e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës për tu bërë anëtare e rregullt dhe me shumicë absolute votash (60 për, 1 kundër dhe 7 abstenime) e aprovoi atë.
Për komunitetin e matematikanëve të Kosovës, pas anëtarësimit në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematike, kjo shënon edhe një arritje të radhës drejt forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërkombëtare.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është themeluar në gusht të vitit 2008 dhe për qëllim e ka avancimin e matematikës dhe zbatimin e saj.