Masat e reja, sjellin recesion
Vjenë, 8 korrik - Gjashtë shtete të Evropës Lindore do të hyjnë në recesion këtë vit për shkak të efektit nga kriza në eurozonë dhe masat e rrepta ekonomike në BE, thuhet në një analizë të Institutit Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW).
\'\'Rritja ekonomike po e humb dinamikën në gjithë rajonin\'\', thotë WIIW-i. \'\'Ekonomitë e Bosnje-Hercegovinës, Çekisë, Hungarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të shënojnë ulje në vitin 2012. Në Kroaci dhe Slloveni rënia do të jetë më e madhe\'\', shton instituti.
\"Për momentin, rreziku më i madh para shumicës së shteteve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore është fakti se investimet, kërkesa dhe eksporti do të dobësohen\'\', thekson WIIW-i.
Kërkesa e ulur nga ana e importuesve në Evropën Perëndimore pritet të reflektohet te prodhuesit.
Rusia, Kazakistani dhe Ukraina kanë plane për rritje të mirë, por ekspertët paralajmërojnë se rënia e çmimeve të çelikut, naftës, gazit natyror dhe lëndëve tjera të para do të kenë efekt negativ.