08 Nëntor 2024

Masat e reja në pakon e re fiskale zhvillojnë ekonominë e vendit

Prishtinë, 12 shkurt - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret pëerfshirjen e masave të reja në pakon fiskale duke shprehur qëndrimin pozitiv se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE- perfaqesues i Investitorëve Evropian në Kosovë  është shprehur në një pronocim për media se” me përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale Ministria e Financave po përshpejton dinamiken e punës duke kontribuar në një zhvillim ekonomik në favor të krijimit të vendeve të reja të punës”. 

 Për më shumë Balija ka theksuar se puna e cila po bëhet tani është një indikatorë se Kosova ka filluar të lëviz drejt një prosperiteti dhe të ardhmeje e cila e pozicionon Kosovën më mirë përballë vendeve të rajonit kështu duke ofruar një ambient më të mirë të biznesit për kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj.

Këshilli i Investitorëve Evropian do të ofrojë bashkëpunimin edhe të mëtutjeshëm në këtë drejtim duke vazhduar të jetë një partner i rënësishëm për eliminimin e barrierave për bizneset vendore dhe ato nderkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)