30 Prill 2024

Masat e reciprocitetit kanë dhënë efekte pozitive

Prishtinë, 18 gusht - Masat e reciprocitetit kanë dhënë efekte jashtëzakonisht pozitive, sidomos për Komunën e Pejës, ngase ndërmarrjet prodhuese kanë rritje të prodhimit dhe konsumatorët janë duke konsumuar produkte vendore të cilat kanë cilësi ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente ministri Beqaj i bëri sot gjatë vizitës në Komunën e Pejës, ku u takua me kreun e Komunës, Ali Berisha dhe zhvilloi vizita në Ujësjellësin Regjional “Hidro Drini” dhe kompaninë prodhuese “Birra Peja”.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka theksuar se gjatë takimit me kreun e Komunës së Pejës ka diskutuar për masat e reciprocitetit në këtë komunë dhe për efektin që kanë pasur këto masa në ekonominë vendore por edhe për qytetarët e komunës së  Pejës.

Ai tha se nga informacionet që ka marrë rezulton se Komuna e Pejës është e furnizuar mjaft mirë dhe se nuk ka asnjë lloj mungese sa i përket furnizimit, nuk ka ngritje të çmimeve dhe nuk ka tendencë të keqpërdorimit të situatës nga ana e çfarëdo biznesi.

“Njëkohësisht në këtë takim biseduam edhe mundësitë e tjera zhvillimore të kësaj komune, për zhvillimin e sektorit agrar dhe turizmit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë krah komunës për të gjetur mundësitë më të mira për zhvillim të këtyre potencialeve”, tha Beqaj.

Kreu i MZHE-së është njoftuar me punën e ndërmarrjeve publike në këtë komunë, ndërsa ka rikujtuar vendimin e Ministrisë për ndalimin e importimit të çdo produkti nga Serbia për ndërmarrjet publike.
 
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha ka theksuar se masat e reciprocitetit të marra nga Qeveria e Kosovës janë të mirëpritura dhe këto masa po ndikojnë pozitivisht në biznese, respektivisht në jetën e qytetarëve pasi që produktet vendore kanë gjetur një plasman më të mirë.

Berisha tha se në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik dhe bizneseve të kësaj komune dhe ndërmarrjet publike në komunën e tonë .

Më pas ministri Beqaj është ndalë në Ujësjellësin Regjional“Hidro Drini” në Pejë, ku është njohur për së afërmi me gjendjen e kësaj kompanie dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ajo. Ndërkaq, në kompaninë private “Birra Peja”, ministri është informuar me aktivitetin e saj prodhues dhe shtrirjen në treg, me ç’rast ka ritheksuar mbështetjen e ekzekutivit për sektorin privat.

Vizita e ministrit Beqaj në Komunën e Pejës është pjesë e aktiviteteve të tij në njohjen me situatën aktuale nëpër komuna .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)