27 Prill 2025

Masat e kursimit duhet të vijojnë shkak, kriza në Eurozonë

Bruksel, 6 prill - Masat e kursimeve duhet të vazhdojnë, por jo me ritmet e deritanishme.

Në Eurozonë mbizotëron një ndjenjë mungese perspektive. Kjo është e rrezikshme, sipas ekspertëve.

Borxhe të larta, recesion i thellë dhe papunësi në masë kur përmendet një kombinim i tillë shumëkujt i shkon mendja menjëherë te Greqia.

Për shkak të presionit të donatorëve edhe vendet në krizë të Evropës jugore u detyruan të ulin rrogat dhe të ngrenë taksat.

Tani ato kanë ngecur në një rreth vicioz recesioni, papunësie masive dhe borxhesh gjithnjë e më të larta. Kundër kësaj terapie shoku votuan qartë edhe zgjedhësit në Itali.

Guntram Wolff, mendon se është çështje kohe që një aksident politik të ndodhë edhe në Spanjë.

Sipas tij masat e kursimeve duhet të vazhdojnë, por jo me ritmet e deritanishme dhe nuk duhen krijuar paketa të tjera stimuluese.

Të gjithë janë të mendimit se gjendja në Spanjë dhe Greqi, ku më shumë se gjysma e të rinjve janë të papunë, është një situatë e patolerueshme.

Profesor Wolfgang Franz thotë se papunësia e të rinjve është një plagë që në aspektin e gjetjes së një vendi pune në të ardhmen nuk shërohet shpejt.

Ajo mbetet një plagë e shëmtuar në formën e mundësive të reduktuara për të gjetur punë dhe të ardhura.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)