Marrëveshje Mirëkuptimi mes MPMS-së dhe Komunës së Graçanicës
Prishtinë, 28 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Vladeta Kostic kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi për shërbimet rezidenciale-institucionale.
Në funksion të ofrimit më të mirë, më efikas dhe më afër qytetarëve të shërbimeve rezidenciale-institucionale, marrëveshja parasheh bartjen e përgjegjësive te komuna për menaxhimin me staf dhe me Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Graçanicë.
Konform legjislacionit në fuqi, sipas kësaj marrëveshjeje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale siguron që në proces të zbatimit të politikave dhe legjislacionit, realizohet përmbushja e standardeve të kërkuara në ofrim të shërbimeve sociale.
Në bashkëbisedim me kryetarin e komunës së Graqanicës, Ministri Abrashi theksoi se kjo marrëveshje vie në përputhje me vendosmërinë e tij që shërbimet sociale të zbresin sa më afër qytetarit. Sipas Abrashit, në këtë mënyrë edhe do të bëhej përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe llogaridhënies institucionale në nivel komunal.