Marrëveshje bashkëpunimi për punësimin e 50 punëkërkuesve
Viti, 10 shtator - Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, së bashku me \"Foundation Kosovo-Luxembour\" dhe Komunën e Vitisë, sot kanë arritur Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e projektit \"Përkrahje për më të varfërit në Komunën e Vitisë\".
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëfinancimi i projektit \"Gjenerimi i të Ardhurave\" dhe në kuadër të këtij aktiviteti \"Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë\'\', do te punësohen 50 deri 70 veta.
Të punësuarit do te jenë nga komuna e Vitisë, të regjistruar në zyrat e punësimit ne Viti si dhe përfituesit e assistences sociale. Punësimi i ketyre personave do te zgjasë më së paku 12 muaj por varesisht nga performaca e bizneseve si dhe e të punësuarëve shume nga ta do të mund të mbesin në punë edhe pas një viti.\"
\"Dalja nga papunësia dhe nga asistenca sociale dhe futja në tregun e punës e këtyre personave është qëllim kryesor i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.