17 Nëntor 2024

Marrëveshja Kolektive të jetë në pajtueshmëri me ligjin

Prishtinë, 9 janar -  Delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka takuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Arben Abrashi me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësinë  e mbështetjes së dy anshme, thellimit të bashkëpunimit dhe subvencionimin e bizneseve.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se janë partner i fuqishëm i MPMS-së, duke kërkuar e ofruar mbështetje të dy anshme. Kryetari e njoftoi ministrin lidhur me aktivitetet e realizuara dhe i dorëzoi disa nga projektet e AKB-së, e të cilat do ti shërbejnë ministris.

“Jemi në një situatë të vështirë të trashëguar nga vitit paraprak dhe e cila kërkon zgjidhje, por pasojat do të jenë prezente edhe për një kohë”, tha Shahini.

Sipas tij problem shqetësues vazhdon të mbetet edhe punësimi, ku informaliteti është i lartë dhe këtë e tregojnë edhe hulumtime e realizuara nga AKB-ja.

“Marrëveshja kolektive është e diskutueshme, ne jemi partner dhe për të gjithë procesin e saj duhet të keni informacione të sakta, e jo të informoheni nga fjalët e kota. Ai është një dokument i cili është diksutuar mjaft shumë gjatë hartimit dhe nënshkrimit dhe të cilën ne si AKB-ë atëherë për dy vjet të vetmit e kemi kundërshtuar në disa pika që është dashur ato të pësojnë ndryshime”, tha kreu i AKB-së.

Agim Shahini, shtoi se Marrëveshja Koklektive, nuk duhet të jetë e një anshme dhe vendimet të mos ndërrohen sipas tekeve të disa personave dhe ministria duhet të shikoi procesverbalet e Këshillit Ekomnomik Social se si ka shkuar I tërë procesi.

 Sipas tij Marrëveshja Kolektive nëse është hartuar e nënshkruar me dëshirë të partnerëve social dhe nëse janë përfshirë ndryshimet të cilat kanë pasur të pësojnë gjatë vitit paraprak në harmonizim më Ligjin e Punës, kjo duhet që të jetë një marrëveshje që promovon besim të ndërsjellt të partnerëve.

“Marrëveshja Kolektive nuk është as Kuran e as Bibël që nuk mund të negociohet e të pësoi ndryshime në mes partnerëve dhe në pikat e veçanta ku eventualisht mund të cenohen të drejtat e njërës pale, ajo të përsoi ndryshim, por gjithmonë në pajtueshmëri me partnerët social”, tha Shahini.

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se është vullnet i Qeverisë së Kosovës për bërie të politikave më të mira për sektorin privat, sidomos prodhuesit me qëllim të rritjes së punësimit.   

“Kemi mjaft ide që presim ti realizojmë e të cilat do të jenë të dobishme për sektorin privat në vend me theks të veçant subvencionimit për gjenerim të punësimit”, tha Abrashi.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se për Marrëveshjen Kolektive ka kërkuar sqarime nga zyra ligjore dhe po bisedohet me parnterët social rreth kësaj çështje e që së shpejti do të thirrret Këshilli Ekonomik Social për tyë diskutuar këtë  temë e cila është bërë e madhe ditëve të fundit.

Ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët e sektorit privat si shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe punësimin  e të rinjëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)