Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet BQK-së dhe Konkurrencës
Prishtinë, 2 shtator - Me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi (Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) nënshkruan sot një Marrëveshje Mirëkuptimi.
Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në realizimin e objektivave specifike të BQK-së dhe AKK-së, përmes lehtësimit të shkëmbimit të informacionit relevant ndërmjet dy institucioneve.
Guvernatori i BQK-së Gani Gërguri ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, ka të bëj me promovimin e tregut të hapur.
Kjo marrëveshje demonstron gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë dhe në vazhdimësi me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe në frymën e legjislacionit në fuqi për të promovuar me tej tregun e hapur dhe konkurrencën e lire në sektorin financiar të vendit tonë, ka theksuar ai.
Kryetari i AKK-së Osman Ejupi duke çmuar lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje theksoi se marrëveshja si kjo do ti kontribuojë rritjes së efikasitetit të Autoritetit që drejton në veçanti dhe mbrojtjes së konkurrencës në Republikën e Kosovës në përgjithësi.