18 Nëntor 2024

Marrëveshja BE-Ukrainë do të sjellë humbje në ekonominë ruse

Moskë, 27 qershor - Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi të enjten se nënshkrimi i marrëveshjes sl asocimit mes BE- së dhe Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë do të sjellë humbje në ekonominë ruse.

Rusia ka bërë të ditur se nënshkrimi i marrëveshjes me këto 3 vende mund të çojë në prishjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Rusisë dhe vendeve fqinje, duke sjellë pasoja në ekonominë e vendit.

Në deklaratë theksohet se Komisioni Europian ka propozuar që më 11 korrik të mbahet ministeriali midis Rusisë, BE dhe Ukrainës, propozim ky për të cilin Rusia ra dakord, por me kushtin që ky takim të zhvillohet para nënshkrimit të marrëveshjes.

Rusia ka paralajmëruar shumë herë se pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis BE-së dhe 3 vendeve, ajo do të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e tregut të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)