Mario Draghi, Guvernator i ri i BQE-së
Bruksel, 25 qershor - Mario Draghi u votua zyrtarisht si Guvernator i Bankës Qendrore Evropiane.
Në samitin veror të BE-së, që u zhvillua më 24 qershor, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan kandidaturën e tij.
Mandati 8-vjeçar i zotit Draghi, do të fillojë më 1 nëntor të këtij viti, për të vazhduar deri në 31 dhjetor të vitit 2019.
Ai do të zëvendësojë në detyrë Jean-Claude Trichet, i cili e përfundon mandatin e tij më 31 tetor të këtij viti.
Mario Draghi, 63 vjeç, është konsideruar si italiani më i respektuar në qarqet ndërkombëtare të financave dhe njihet si SuperMario.
Opinioni publik në Evropë mendon se financat evropiane do të jetë më e sigurta, gjatë mandatit të Draghit.