17 Nëntor 2024

Mardas: Gjermania i detyrohet 278 miliardë euro dëmshpërblim Greqisë

Athinë, 7 prill - Qeveria gjermane i detyrohet Greqisë 278.7 miliardë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore, u shpreh të hënën zëvendësministri grek i Financave Dimitris Mardas.

Duke folur në një komision të parlamentit grek të ngritur për të gjetur shkaqet e problemeve ekonomike të Greqisë, Mardas bëri të ditur se kjo shifër është përcaktuar pas rishikimit të arkivave.

Qeveria e re greke ka rinisur një fushatë për të kërkuar dëmshpërblime nga Gjermania për krimet naziste dhe një kredi të marrë me forcë bankës qendrore greke gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Berlini i ka hedhur poshtë pretendimet e Athinës, duke thënë se Gjermania i ka paguar tashmë Greqisë rreth 60 milionë euro dëmshpërblime lufte në vitin 1960.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)