Maqedonia, vendi me më pak kredi në Evropë
Shkup, 6 shkurt - Maqedonia është njëra nga vendet evropiane borxhi i së cilës më së paku është rritur në pesë vitet e fundit.
Në shifra absolute prej vitit 2009 deri në vitin 2013 janë marrë kredi në vlerë prej 1,1 miliardë euro, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë paguar kredi në vlerë prej 256 milionë euro.
Nga të gjitha vendet evropiane vetëm Estonia më pak se Maqedonia është huazuar. Në këtë periudhë krize më së shumti është rritur borxhi në ekonomitë më të fuqishme evropiane siç janë: Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania, Italia.
Si përqindje nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), Maqedonia mbetet në kufijtë e vendeve me borxh që krahasohet prej nivelit të ulët deri në atë mesatar i vendeve në borxhe dhe kjo kështu mund të matet, thotë ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Çdo shqyrtim profesional i huazimit të shtetit nënkupton se duhet të shqyrtohet borxhi shtetëror në krahasim me BPV për shkak se përderisa rritet borxhi, rritet edhe BPV e vendit. Si përqindje e BPV, borxhi shtetëror i Maqedonisë sot arrin 34,3 për qind dhe ajo është shumë më e ulët, të themi në vitin 2005, si vit i fundit kur opozita e tanishme ishte në pushtet.\"
Atëherë borxhi arrinte 38,4 për qind. Krahasuar me të tanishmin borxhi shtetëror është për katër për qind më i ulët, thotë Stavreski.