Maqedonia pret rritje ekonomike me 3.7 përqind
Shkup, 14 prill - Maqedonia pritet që të ketë rritjeekonomike me 3.7 përqind. Kjo është deklarata e guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov.
Një deklaratë e tillë është thënë nga Bogov në Uashington, ku ai me delegacionin e tij ka qenë prezent në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
"Në qoftë se nga arsye të ndryshme, nëse për shkak të deflacionit, ekonomia evropiane pësoi rënie, nga ana tjetër, duke studiuar këta faktorë do të kemi rritje së ekonomisë së Maqedonisë", deklaroi guvernatori Bogov.
Ai shtoi në fund se trendi është që ekonomia e Maqedonisë të njohë rritje me 3.7 përqind.