16 Janar 2025

Maqedonia njeh përvojen e punës në Kosovë

Prishtinë, 7 janar - Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar në seancën e fundit të saj tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e ndërsjellë të periudhave në realizimin e së drejtës për pension.

Kjo marrëveshje mundëson njohjen e stazhit të punës së shtetasve të Maqedonisë të cilët deri më 31dhjetor të vitit 1998 kanë të regjistruar stazh pune në Republikën e Kosovës, ndërsa nuk kanë 15 vjet stazh punë në Republikën e Maqedonisë dhe nuk mund ta realizojnë të drejtën e pensionimit në bazë të moshës.

\"Pas njohjes së stazhit nga institucionet përkatëse, shtetasit e Maqedonisë do të fitojnë të drejtën për pensionim sipas dispozitave ligjore në Maqedoni duke llogaritur edhe stazhin e punës në Kosovë.\"

\"Kjo marrëveshje përmban parimet e barazisë dhe të reciprocitetit në mënyrë që qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët kanë punuar në territorin e Maqedonisë t’u njihet stazhi i punës në vendin tonë, me çka e realizojnë të drejtën për pensionim sipas akteve normative së Republikës së Kosovës\", ka thënë për \"Zhurnal\", zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Kjo marrëveshje, sipas zëdhënësit, bën gjithashtu rregullimin e periudhave të njohjes së stazhit të punës në të dy vendet me çka mundëson realizimin e të drejtës për pensionim në bazë të moshës dhe me të cilën zgjidhet statusi social i qytetarëve të të dy vendeve.

Hoxha ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë ka autorizuar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, të nënshkruajë këtë Marrëveshje me ministrinë përkatëse të Kosovës, që më pas kalojë në procedurë për ratifikim dhe të hyjë në fuqi.

Sipas informacioneve me të cilat disponon Qeveria, janë rreth 1000 persona të regjistruar deri tani se kanë bërë stazh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)