03 Maj 2024

Maqedonia në recesion

Shkup, 3 korrik - Ekonomia e Maqedonisë vazhdon të fundoset, vendi tashmë ka hyrë në recesion dhe kjo duhet të zyrtarizohet edhe nga statistikat vendore.

Kjo është alarmuar nga partia më e madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokratike (LSDM).

Nënkryetari i kësaj partie, Zoran Jovanovski theksoi se vendi po shënon trende negative dhe tmerruese në planin ekonomik, investimet e jashtme dhe thellimin e borxhit të jashtëm.

Statistikat e fundit të ekspertëve ekonomik bën të ditur se prodhimtaria industriale po shënon rënie gjatë nëntë muajve të fundit dhe se ka rritje të papunësisë.

Maqedonia radhitet në fund të listës së 20 vendeve evropiane që po shënon rezultate negative në planin ekonomik.

Borxhi i jashtëm është rritur për 20 për qind në krahasim me vitet e kaluara dhe para qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski. Opozita shqiptare gjithashtu ka shprehur kritika për planet rrënuese të ekonomisë së brendshme nga ana e kësaj qeverisje.

RDK ka theksuar se Qeveria përmes projekteve të padobishme dhe ndërtimit të përmendoreve po harxhon para nga buxheti i shtetit dhe po rrënon ekonominë vendore.

“Vendi është në krizë të thellë ekonomike, buxhetore dhe zhvillimore, rrjedh procesi i ngarkesë  së madhe me borxh duke i pasur parasysh kapacitetet e brishta për zhvillim dhe struktura e pavolitshme e ekonomisë, jolikuiditeti është problemi më i madh i ekonomisë, qytetarëve dhe shtetit.\"

\"Në këtë rreth vicioz shteti nuk heq dorë nga projektet e tija populliste, konfuze dhe joproduktive dhe nuk i shlyen obligimet ndaj bizneseve, ky trend është i ngjashëm me Greqinë, por pasojat e vërteta do të duhet që t’i shërojë ndonjë qeveri tjetër në plan afatmesëm”, vlerëson lideri i kësaj partie, Rufi Osmani, ekspertë i mirënjohur i çështjeve ekonomike.

Investimet e jashtme në vend vetëm gjatë muajve të fundit kanë shënuar rënie për 33 milion euro.

Nga ana tjetër, Qeveria ka nxjerrur shifra të tjera. Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia është vendi me më pak borxh të jashtëm në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Kryeministri Gruevski dhe Qeveria e tij së fundi kanë premtuar rritje të investimeve të huaja, duke paralajmëruar katër investitorë të huaj, që do të mundësojnë mbi 4 mijë punësime të reja.

Punësime të reja janë premtuar edhe nga Ministria e Ekonomisë, e cila ka paralajmëruar hyrjen e investitorëve të huaj në Zonat e Lira Ekonomike si në Shkup dhe Tetovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)