Maqedonia në pesë ekonomitë më të dobëta
Uashington, 29 dhjetor - Republika e Afrikës Qendrore, Irani, Malavi, Maqedonia dhe Japonia janë pesë top vendet me ekonomi më të këqija në botë për vitin 2013, sipas një kërkimi të CNN-it.
Të gjitha pesë vendet në parametra të ndryshëm i zënë vendet jo-popullore. Republika e Afrikës Qendrore ka rënie më të fuqishme të PBV (GDP) prej 14. 5 për qind, Malavi me PBV më të ulët për banorë prej 215 dollarë, Irani ka një inflacion prej 42.3 për qind, ndërsa Maqedonia ka papunësinë prej 30 për qind, kurse Japonia ka borxhin më të lartë që arrin 244 për qind e PBV-së.
Në shpjegimin e Maqedoninë thuhet: Maqedonia vitin e dytë me radhë është në krye të listës së papunësisë. FMN parashikon se gati një e treta e punëtorëve në Maqedoni do të jenë pa punë këtë vit. Por, megjithatë janë të mundshme edhe rrethana lehtësuese. Në realitet, pritet rritja modeste në ekonomi, që përfshinë bujqësinë, industrinë tekstile, prodhimin e pjesëve të automobilave, thuhet në tekst