11 Maj 2024

Maqedonia në kaos dhe në depresion ekonomik

Shkup, 17 shtator - Jeta në Maqedoni është duke u bërë më e vështirë se kurrë. Standardi i jetesës tregon shenja të një rënieje të vazhdueshme.

Kjo po bëhet më e qartë duke i analizuar faktorët që e përcaktojnë atë, si indeksin e shpenzimeve të jetesës, normat e varfërisë, nivelet e papunësisë dhe normën e inflacionit, të cilat tregojnë shenja të përkeqësimit.

Për shembull, gazeta londineze “The Economist” kombinon nivelin e papunësisë dhe normën e inflacionit për të llogaritur të ashtë quajturin Indeksin e Mizerjes. Duke përdorur këtë metodë, “The Economist”, në fillim të vitit 2012 tregoi se në Maqedoni jetohet jetë më e varfër në botë.

Në konkurrencë me 92 vende të tjera, Maqedonia e meritoi vendin e parë, për shkak të papunësisë dhe inflacionit të lartë.

E njëjta pasqyre është dhënë edhe nga Instituti për demokraci sociale “Progres”, pas anketës së fundit telefonike, ku janë përfshirë 1116 të anketuar.

Sipas këtij instituti, tre të katërtat e familjeve në Maqedoni mund të mbulojnë me buxhetin e tyre mujor vetëm shpenzimet për ushqim dhe faturat e shtëpisë. Më shumë se gjysma e qytetarëve konsiderojnë që pushteti e shpenzon buxhetin në dobi të tij dhe jo në dobi të qytetarëve, ndërsa dy të tretat e qytetarëve mendojnë se qeveria po e menaxhon keq problemin e varfërisë dhe të papunësisë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie për 0.9 për qind. Të dhënat për rritjen negative të prodhimit të brendshëm bruto, janë dhënë zyrtarisht nga Enti Shtetëror i Statistikës, por, tashmë rënia e ekonomisë vendore është pranuar edhe nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski tha se, Qeveria e ka parashikuar GDP negativ në tremujorin e dytë të vitit dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme.

“Në këtë fazë qeveria mbetet e orientuar ndaj gjetjes së zgjidhjeve që shikojnë përpara, ndaj përkrahjes së ekonomisë, mbrojtjes së biznes bashkësisë, qytetarëve dhe kategorive sociale, deklaroi Stavreski.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Maqedonia ka shkallën më të lartë të papunësisë. Në vitin 2012 ajo ka arritur në 31.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)