Maqedonia mes dhjetë vendeve evropiane me rrogë mesatare më të ulët
Shkup, 11 dhjetor - Maqedonia gjendet në listën e 10-të vendeve me rrogë mesetare më të ulët, vendet tjera në listë janë: Gjeorgjia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Shqipëria dhe Serbia.
Sipas lartësisë së rrogës, vendi më i varfër është Ukraina me rrogë mesatare prej 190 euro.
Pastaj Moldavia me 216 euro, më pas vendi euroaziatik Azerbejxhani në vendin e tretë me rrogë mesatare 232 euro, deklaroi Qendra Analitike e Ukrainës “Texty”.
Sipas të dhënave të tyre, të ardhura më të larta kanë punëtorët e Zvicrës ku rroga mesatare përfshin 4.421 euro pastaj Islanda me rrogë mesatare prej 3.440 euro dhe Norvegjia me rrogë mesatare prej 3.405 euro.