28 Prill 2025

Maqedonia merr borxh 138.4 milion euro

Shkup, 9 maj - Qeveria maqedonase nisi të mërkurën procedurat e huazimit të 138.4 milionë eurove nga bankat vendore dhe institucione të tjera për të mbuluar deficitin buxhetor.

Të paktën dy milionë euro do të përdoren për ripagesën e bonove të thesarit, ndërsa 136.4 milionë për të mbushur zbazëtirat në buxhet.

Më herët u tentua marrja borxh e 171 milionë eurove, por bankat refuzuan për shkak se shifra ishte e lartë. Ministria e financave nuk bëri të ditur se si do mbulojë pjesën tjetër të zbrazëtirës.

Deficiti për këtë vit për Maqedoninë llogaritet se do të jetë 288 milion euro. Në dy vite e gjysëm, borxhi qeveritar u rrit me dy miliardë euro, duke zënë 33% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Disa analistë kritikuan qeverinë për shpenzimet e larta, siç ishte projekti \"Shkupi 2014\", që kushton 200 milionë Euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)