18 Nëntor 2024

Maqedonia me rritjen e tretë më të madhe të BPV-së në Evropë

Shkup, 7 maj - Republika e Maqedonisë vitin e kaluar ka pasur rritjen e tretë më të madhe të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në tërë Evropën, ndërsa këtë vit parashikohet se do të jetë e katërta sipas rritjes së projektuar në tërë kontinentin evropian, thuhet në parashikimin e sotëm ekonomik pranveror të Komisionit Evropian.

Maqedonia ka pasur rritje të BPV-së prej 3, 1 për qind, që është më pak në \"kontinentin e vjetër\" vetëm nga Rumani (3, 5%) dhe Lituania (3, 3%) , derisa tërë Bashkimi Evropian ka pasur rritje prej vetëm 0, 1 për qind, Eurozona ka qenë në recesion (-0, 4 %) , SHBA në suficit prej 1, 9 për qind, ndërsa Japonia me rritje prej 1, 5 për qind nga BPV.

Për këtë vit Maqedonia është paraparë të ketë rritje të BPV-së prej 3, 0 për qind, në ç\'ka më të mira para saj do të jenë Letonia (+ 3, 8 %) , Lituania (+ 3, 3 %) dhe Polonia (+ 3, 2 %) . Kroacia, së bashku me Qipron, do të jenë të vetmet në Union që edhe sivjet do të mbesin në recesion.

Lidhur me Maqedoninë, pozitive janë parashikimet për rritjen e BPV-së dhe për vitin 2015, kur Eurokomisioni parashikon se do të realizohet rritje për 3, 2 për qind Bashkimi Evropian rritje prej 2, 0 për qind, Eurozona (+ 1, 7 %) , dhe të gjitha vendet tjera nga Unioni dhe Eurozona, parashikohet se deri në vitin e ardhshëm do të dalin nga recesioni dhe do të fillojë trendi pozitiv i rritjes së BPV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)