Maqedonia me papunësi më të lartë të të rinjve në Ballkan
Shkup , 15 maj - Gjendja e papunësisë për rininë është njëri nga problemet kryesor të Maqedonisë, kurse ai do të rritet edhe më shumë, siç është duke u thelluar kriza ekonomike.
Një raport i emërtuar \"Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë- Pasqyrë e zhvillimit të burimeve njerëzore, lëshuar nga Bashkimi Evropian tregon se Maqedonia përballet me sfida të mëdha në fushën e punësimit, raporton agjencia e lajmeve INA.
Shumica e madhe e të papunëve janë të paaftë për të marrë një punë për të paktën një vit, dhe për mbi 60 për qind të papunëve kjo situatë zgjat për më shumë se katër vjet.
Ky fenomen prek pothuajse të gjitha grupet e popullsisë, veçanërisht të rinjtë, duke përfshirë edhe të diplomuarit, gratë, veçanërisht nga pakicat etnike dhe grupet e moshave të vjetra.
Pasivitet në mesin e grave është shumë i lartë, sidomos në mesin e grupeve të pakicave etnike.
Maqedonia ka papunësinë më të lartë të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo e kombinuar me pasivitet në rritje të të rinjve.
Një nga problemet kryesore në tregun e punës është kapaciteti i ulët i ekonomisë për krijimin e vendeve të punës.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se, ulja e papunësisë është kyçe për integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim Qeveria duhet t\'i zvogëlojë pengesat për krijimin e vendeve të reja të punës, duke e përforcuar klimën e biznesit.
Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivën në vend, i`a mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur dhe për të tentuar për një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur skamjen që ka mbërthyer.