Maqedonia me 245.122 persona të papunë
Shkup, 2 janar - Të dhënat më të reja të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë tregojnë se në shtet ka 245.122 persona të papunë dhe në krahasim me muajin tetor të vitit 2012 dhe të nëntorit të vitit paraprak shënoi zvogëlim.
Në krahasim të muajit nëntor të vitit 2012 numri i personave të papunë është zvogëluar për 1.719, ndërsa në krahasim me muajin nëntor të vitit 2011 zvogëlimi është për 38.114 persona.
Numri i personave të papunë me të cilin përfundoi viti 2011, sipas evidencës së Agjencisë për persona të papunë është 281.144 persona pa punë.
Të dhënat më të reja, në konkludim me 30 nëntorin e vitit 2012, tregojnë se persona të papunë më shumë ka në Shkup 48.451 persona, vijon Tetova me 21.311, Kumanovë me 19.671, Manastiri me 15.393, Strumicë me 13.699, Velesi 11.219.
Numër më të vogël 1.616 persona të pa punë janë evidentuar në Demir Hisar.