Maqedonia lider në reformat ekonomike
Sarajevë, 9 prill - Maqedonia është lidere në mesin e shtetevë të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave ekonomike, vlerësoi drejtori i zyrës së Bankës Botërore në BeH, marko Mantovaneli gjatë Forumit biznesor në Sarajevë.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ende nuk është konkurent aq sa duam ne dhe për atë shkak gjatë disa viteve të fundit fokusi ynë është konkurentshmëria e tregut. Këtu rol të madh mund të luajë sektori privat. Por, ajo që është më rëndësishme është se vendet e rajonit zbatojnë reforma, ndërsa këtu Maqeodnia është lidere, tha Mantovaneli.
Biznes forumi në Sarajevë vazhdon edhe sot me panel diskutim për klimën rajonale investuese, transmetojnë mediumet boshnjake.