Maqedonia keqësoi aftësinë e vet konkurruese
Shkup, 1 tetor - Në listën e Forumit Botëror Ekonomik për aftësi konkurruese të 138 shteteve në botë Maqedonia radhitet në vendin e 68, pasi vjet ishte në vendin e 60-të.
Në se do të bëhet krahasim midis vendeve të rajonit, më mirë se sa Maqedonia është Bullgaria, e cila është në vendin e 50-të.
Pas Maqedonisë radhiten Kroacia në venin e 74-të, Shqipëria në vendin e 80-të, Mali i Zi në vendin e 82-të dhe Serbia në vendin e 90-të. Më e dobët në rajon është Bosnje e Hercegovina e cila zë vendin e 107-të.