19 Nëntor 2024

Maqedonia duhet të përpiqet për të ulur varfërinë

Shkup, 10 dhjetor - Maqedonia duhet të përpiqet për të ulur varfërinë dhe për të siguruar një shpërndarje të drejtë të të ardhurave.

Këto janë rekomandimet kryesore në raportin e rregullt për Evropën Juglindore të përgatitur Banka Botërore.

Gjithashtu, raporti sugjeron se rritja ekonomike në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2013 është më e larta në rajon për shkak të punëve dhe aktiviteteve dinamike në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Drejtorja e  Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Tatjana Proskurjakova thotë se është mirë që vendi ka shënuar rritje pozitive,  por se \" frytet \" e asaj rritjeje duhet të shpërndahen tek popullata për të ulur papunësinë.

“Aktualisht në Maqedoni problemi është se nga njëra anë njerëzit nuk mund të gjejnë punë , dhe kompanitë kanë probleme për të plotësuar vendet e punës, veçanërisht ato që kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Duhet të ketë përqëndrim në aftësitë e njerëzve, dhe klimën e biznesit” , theksoi  Proskurjakova .

Sipas raportit, sa i përket borxhit të jashtë, vendi është ende në një zonë të qëndrueshme, por duhet të jetë i kujdesshëm.

(INA)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)