Maqedonia dhe Kosova do të përfitojnë nga fondet IPA
Prishtinë, 21 mars - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Kosovls do të fillojnë procesin e përgatitjes së dokumentit programor për bashkëpunim ndërkufitar për periudhën 2014-2020, me qëllim që të sigurohet njohje më e gjërë e shfrytëzuesve potenciale dhe palëve të interesuara. Prezantim i projekt-dokumentit programor do të mbahet sot.
Projekt programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës ëshrë dokumenti i dytë programor, i cili zhvillohej në bazë të përvojave të mbledhura nga programi për bashkëpunim për periudhën 2010-2013.
IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga BE, dhe që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE. IPA është krijuar në vitin 2007.
Ndihma ofrohet në kuadër të dokumenteve të cilat rregullojnë marrëdhëniet e një vendi me Komisionin Europian, kryesisht Partneriteteve Europiane për vendet kandidate potenciale dhe Partneriteteve të Anëtarësimit për vendet kandidate.
Në vendet të cilat përfitojnë nga IPA bëjnë pjesë shtetet e ish-Jugosllavisë, duke përjashtuar Slloveninë e cila tashmë është pjesëtare e BE-së.