Maqedoni, vetëm 29.4 për qind e grave janë të punësuara
Shkup, 9 mars - Shkalla e punësimit tek gratë në vitin 2009 ka qenë 29.4 për qind krahasuar me 47.5 për qind tek burrat, tregojnë të dhënat e fundit të cilat para do kohe i publikoi Enti shtetëror për statistikë.
Analizat e njëjta tregojnë se vetëm një nga pesë punëdhës është grua, gjegjësisht se gratë marrin pjesë me 22 për qind në punëdhënien në Maqedoni. Në Maqedoni mometalisht nuk ka asnjë grua prefekte.
Nga OJQ-ja Reaktor me rastin e 100 vjetorit të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8-të marsi, porosisin se barazia e drejtë në Republikën e Maqedonisë është shumë larg realitetit.