Maqedoni, shiten 20 për qind të aksioneve të Stopanska banka
Shkup, 18 gusht - Në dy bllok transaksione të Bursës së Maqedonisë, për rreth 35 milionë euro janë shitur 20 për qind të aksioneve të bankës më të madhe të Maqedonisë.
Blerëse është Banka Kombëtare e Greqisë, pronari shumicë i Stopanska banka-s Shkup, e cila posedonte 75 për qind të Bankës, ndërsa me dy bllok transaksionet e sivjetme tani posedon rreth 95 për qind të aksioneve të bankës.
Shitës i aksioneve të EBRD-së (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe IFC (grupacioni i Bankës Botërore), në pronësi të të cilit ishin pjesa e mbetur e aksioneve të Stopanska banka Shkup.