19 Nëntor 2024

Maqedoni, papunësia alarmante

Shkup, 29 janar - Institucionet ndërkombëtare, vazhdojnë të tërheqin vërejtjen, për numrin e madh të papunësisë dhe trendin negativ të qeverisë Maqedone, për ngarkimin e  administratës.

Raporti më i ri Bankës Botërore, konfirmon këto vërejtje, ndërkohë që masat po populiste të qeverisë për uljen e papunësisë dhe punësimin e militantëve partiak në administratën shtetërore, nuk japin rezultate e duhura.

Profesor të ekonomisë,  për Portalb, vlerësojnë se masat e qeverisë, jo vetëm që nuk përmirësojnë statusin e Maqedonisë në vlerësimet negative sa i përket punësimit dhe polarizimit partiak të administratës shtetërore, por këto masa dëmtojnë qytetarët ne veçanti popullatën shqiptare.

Profesori i Ekonomisë, Izet Zeqiri, për Portalb, thotë se edhe përkundër masave po puliste te qeverise, duke u munduar që të manipulojë  me metoda administrative dhe  me fshirjen nga enti i punësimit të atyre që kërkojnë punë, përsëri  papunësia mbetet një problem shumë i mprehtë për  Maqedoninë.

“Masat për papunësinë për çdo ditë na prezanton qeveria, duke i diskriminuar qytetaret dhe duke u ofruar punë vetëm tyre qe janë anëtarë te partive ne pushtet, shihet qartë se edhe këto masa janë masa selektive qe me shume i polarizojnë qytetaret qe kërkojnë pune. Sot nuk mund te punësohet asnjë qytetare qe nuk ka librezë partiake”, thotë Izet Zeqiri.

Sipas tij, papunësia është problem social, ekonomik, por edhe politik.

“Zgjidhja e problemit te papunësisë nuk duhet të kërkohet në  masat politike por ne masa ekonomike, ku përmes përkrahjes se bizneseve ne sektorin real te hapen vende pune dhe jo në administratë. Politika e qeverisë qe ka arritur shifrën 165 mije te punësuar jo në ekonomi por ne sektorin ekonomik dhe sektorë , flete qarte se Maqedonia është vendi me administratë më të lartë  ne regjion”, thotë Izet Zeqiri.

Sipas Zeqirit, “vazhdon politika e mos implementimit të përfaqësimit te drejtë dhe adekuat që në bazë të analizave dhe fakteve të numrit të të punësuarve, duhet  që numri prej 17 mijë  të dyfishohet që të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, ajo është 13 për qind dhe për të arritur numrin e duhur kjo duhet të dyfishohet”.

Profesori i ekonomisë, Petrit Pollozhani, për Portalb,  thotë se vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare, çdo herë kanë shtruar të njëjtat vërejtje sa i përket fenomeni të papunësisë dhe punësimeve partiake në administratën shtetërore. Sipas tij, qeveria deri më tani, nuk ka çarë  kokën shumë për këto vërejtje që ngulfasin ekonominë e vendit.

“Nga aspekti ekonomik vendet administrative e risin prodhimin e  brendshëm bruto, sepse punëtorët marrin te ardhura dhe risin kërkesën, mirëpo në aspektin ekonomik këto vende pune nuk arsyetohen. Në ekonomi arsyetohen vende produktive të punës, vende të cilët rezultojnë me prodhime dhe shërbime. Maqedonia, bënë punësime administrative, ajo punëson militant partiak të cilët financohen nga buxheti i shtetit”, thotë Petrit Pollozhani.

Kjo, sipas tij,  do ët thotë zvogëlim të standardit të popullsisë. “Thënë me fjalë tjera vendet administrative janë ngarkesë për ekonomin dhe si të tilla janë të paarsyeshme dhe si pasoj institucionet ndërkombëtare kërkojnë zvogëlimin e vendeve të tilla të punës”, thotë Pollozhani.

Sipas tij, Qeveria ka pasur vërejtje edhe më parë por nuk janë marrë parasysh sepse partitë politike në këtë mënyrë  i fitojnë zgjedhjet duke punësuar në administratë.

Pollozhani thekson se punësimi në administratë është edhe njëra nga mënyrat më diskriminues për shqiptarët, ku raporti është 100 me 1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)