Maqedoni-Kosovë, marrëveshje përfondet IPA
Prishtinë, 22 tetor - Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë sot në Shkup marrëveshjen financiare për programin për bashkëpunim ndërkufitar IPA 2011 me vlerë prej 600 mijë euro.
Programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA 2011\">2011 me Kosovën ka për qëllim promovimin e zhvillimit afatgjatë të rajoneve ndërkufitare me përkrahje të aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve ndërkufitare të cilat do të kenë ndikim mbi gjendjen sociale dhe ekonomike të popullatës, përmirësimin e menaxhimit të përbashkët dhe valorizimin e resurseve njerëzore, natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e imazhit dhe kohezionit të rajonit, shkruan Portalb.
Përdoruesit e saj potencialë janë organizatat jofitimprurëse, autoritetet lokale dhe rajonale, asociacionet, fondacionet dhe odat ekonomike.
Për periudhën 2007-2013, BE-ja veçoi mbi 25 milionë euro për projektin e financimit të pesë programeve ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë dhe vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në Programin Juglindor Transnacional për Bashkëpunim.