Maqedoni, Investimet e huaja u rriten në 221 milionë euro
Shkup, 18 mars - Sipas të dhënave të Bankës Popullore te Maqedonisë, vitin e kaluar e përfunduam me 221.4 milionë euro investime të huaja direkte, që është për 53 për qind më shumë se në vitin 2009, kur kishte 145 milionë.
Shkaku për kërcimin e madh nuk është hyrja e ndonjë kompanie të madhe.
Përveç investimeve të kompanive të huaja në biznese të reja, në shifrën e investimeve bëjnë pjesë edhe fitimet e riinvestuara të firmave të cilat tashmë punojnë në vend, kapitali aksionar, kreditë që këto kompani i marrin, si dhe kërkesat e tyre.
Andaj, sipas statistikës, rritja e numrit të përgjithshëm të investimeve të huaja ka të bëjë pikërisht me këto faktor, e jo me investimet direkte.