Maqedoni, Falimentimet rriten për 120 për qind
Shkup, 11 gusht - Në gjashtë muajt e parë numri i sipërmarrjeve që kanë falimentuar është rritur për madje 120 për qind.
Kompanitë e Maqedonisë, veçanërisht sipërmarrjet e vogla dhe ato të mesme të cilat përbëjnë mbi 90 për qind të ekonomisë së Maqedonisë dhe bëhen gjithnjë e më joimune ndaj pasojave nga kriza globale.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Regjistrit qendror deri nga mesi i vitit në vend zhvillohen 746 procedura falimentuese, përkundër 336 sa kishte vitin e kaluar deri në qershor, që paraqet rritje për 120 për qind, krahasuar me vitin 2009.
Është rritur edhe numri i procedurave likuiduese. Vitin e kaluar ka pasur 1.278 lëndë, ndërsa tani kjo shifër është 1.794.
Njëherit numri i sipërmarrjeve aktive është rritur për vetëm 5 për qind krahasuar me vitin 2007.