Maqedoni, 31,1 përqind e popullatës është e pa punë
Shkup, 2 tetor - Popullata aktive në Maqedoni numëron 936,256 persona prej të cilëve 642,809 persona janë të punësuar, ose 68,7 për qind, ndërsa 293,448 persona ose 31,3 për qind janë të papunësuar.
Këto janë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë për tre mujorin e dytë të vitit 2011.
Numri i personave të punësuar në tremujorin e dytë të vitit 2011, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 2,5 përqind.
Në krahasim me përiudhën e njejtë të vitit 2010, numri i personave të papunë shënon rënie prej 0,9 përqind.