15 Janar 2025

Maqedoni, 31 për qind e popullatës jeton në varfëri

Shkup, 17 tetor - Raporti vjetor mbi varfërinë dhe përjashtimit social në Maqedoni tregon një ndryshim të madh mes rajoneve dhe komunave në Maqedoni në aspektin e qasjes në shërbimet e sistemit të sigurimeve shoqërore, papunësisë dhe qasje në arsim.

Në vitin 2011 në Maqedoni u mat një shkallë e lartë e varfërisë që arrinte 31 përqind, që do të thotë se çdo i treti në Maqedoni është i varfër.

Të analizuara janë tetë komuna – Shtip, Strugë, Strumicë, Prilep, Gostivar, Kumanovë, Veles dhe Kisella Voda e Shkupit.

Të përfshira janë të gjitha rajonet e Maqedonisë. Sipas ambasadorit austriak Thomas Bayer, nuk ekzistojnë masa universale që mund të aplikohen, por tha se ky raport është një bazë e mirë për autoritetet kompetente në luftën kundër varfërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)