MAPL publikon investimet kapitale në komunat nga 2011 - 2015
Prishtinë, 13 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës me çrast do të prezantohet dokumenti lidhur me Analizën mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.
Dokumenti Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës paraqet-analizon trendet e investimeve kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015 si dhe mundësitë e avancimit të tyre në bashkëpunim me akterët e përfshirë në këtë proces.