25 Dhjetor 2024

MAPL nis monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave

Prishtinë, 30 mars - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) duke marrë për bazë mandatin ligjor për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, me fokus në ngritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve, ka lansuar fondin për mbështetje financiare për komunat e Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të infrastrukturës socio – ekonomike të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Ky fond është pjesë e buxhetit të MAPL-së dhe në kuadër të saj janë të parapara kriteret për financimin e projekteve kapitale në komuna.

Gjithashtu, MAPL ka formuar Komisionin e Vlerësimit të cilët janë përgjegjës për trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave të komunave, si dhe përgatitjen e raportit vlerësues në bazë të kritereve të parapara.  

Me këtë rast, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, MAPL nis monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)