MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me "7 arte"
Prishtinë, 2 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare \"7 arte\", Lulzim Hoti, për financimin e projektit, \"Panairi i gjelbër dhe artizanateve - edicioni i II-të\".
Projekti ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e kreativitetit, si dhe ngritjen e vetëdijesimit sa i përket konsumimit të produkteve shtëpiake.