MAPL ndihmon qytetarët e Veriut të Mitrovicës
Prishtinë, 15 shkurt - Në kuadër të angazhimeve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht mbështetjes për komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpërndarë në Veri të Mitrovicës stufa elektrike dhe frigoriferë për familjet në gjendje të rëndë sociale.
Pajisjet teknike janë shpërndarë me ndihmën e Ekipit Përgatitor Komunal që vepron në Veri të Mitrovicës, ndërsa mjetet për këtë aktivitet janë siguruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me çrast janë shpërndarë 125 stufa elektrike dhe 50 frigoriferë.
Aktiviteti i MAPL-së është ndërmarrë pas identifikimit të nevojave të qytetarëve të Veriut të Mitrovicës, nga ana e Ekipit Përgatitor Komunal.
Aktiviteti i MAPL-së do të vazhdojë dhe javën e ardhshme me shpërndarjen e paketave humanitare ku përfitues janë familjet në nevojë, të identifikuara nga Ekipi Përgatitor Komunal.