MAPL ndan grantin stimulus për komuna
Prishtinë, 22 qershor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon sot ceremoninë e publikimit të Raportit për Peformancë të komunave për vitin 2016 dhe për Ndarjen e grantit stimulues për komuna.
MAPL, me rastin e realizimit të kësaj ngjarje ka për qëllim të prezantoj të gjeturat e Raportit të Peformacës për vitin 2016 i cili tregon shkallën e arritjeve të komunave në fushat përkatëse.
Mbi bazën e indikatorëve të Raportit dhe kritereve të vlerësimit të përcaktuara nga Komisioni për vlerësim të perfomancës, MAPL në këtë ceremoni do ti shpallë komunat me performancë më të mirë dhe si përfitues të grantit stimulues.
Ceremonia do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.