MAPL mbështet sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc
Prishtinë, 15 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Nënkryetari i Komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc në Komunën e Suharekës.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për të mbështetur projektet me interes për komunat, do të vazhdojë edhe komunat tjera të Kosovës, ndërsa janë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë, Kaçanik, Pejë, Gracanicë, Podujevë dhe Gjilan.