23 Dhjetor 2024

MAPL lanson thirrjen për Instrumentin e Investimeve Kapitale

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon sot ceremoninë e lansimit të thirrjes për Instrumentin e Investimeve Kapitale (IIK – CIF).

Ky program është krijuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në partneritet me UN-Habitat Kosova dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Hapja zyrtare do të bëhet nga Ministrat dhe Udhëheqësi i UN-Habitat Kosova me pjesëmarrjen e stafit teknik të tre partnerëve, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, mediave, dhe shumë të tjerëve.

Instrumenti i Investimit Kapital do të ofrojë mundësinë për të gjitha komunat kosovare për marrjen e mbështetjes në rregullimin apo përmirësimin e infrastrukturës strategjike dhe të qëndrueshme me synim përfitimin e komuniteteve lokale dhe që inkurajon bashkëpunimin ndër-komunal.

Për më shumë, përmes partneritetit IIK-CIF dhe komunave përfituese do të mundë të përkthehet vizioni i planifikuar në diçka të prekshme ku komunitetet dhe palët e tjera përfituese nuk do të jenë pranues pasivë të investimeve kapitale, por pjesëmarrës aktivë në realizimin e tyre.

Kjo nënkupton fuqizimin e tyre për të kuptuar dhe marrë pjesë në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve në mënyrë që të maksimizohet shfrytëzueshmëria dhe qëndrueshmëria e tyre.

E tërë kjo njohuri përfundimisht do të bartet edhe te zyrtarët komunal që do të jenë pjesë e procesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)