MAPL financon projektin e OJQ Lëvizja Rinia
Prishtinë, 19 prill - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare Lëvizja Rinia, Egzon Pacolli, për financimin e projektit \"Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë\".
Qëllimi kryesor i projektit \"Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë\" është që të kontribuoj në promovimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe diversitetit kulturor, si dhe ndërtimin e paqes dhe tolerancës.